Lajme

Szunyog së bashku me disa ambasadorë dalin për të vizituar Kosovën Jugore

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe disa ambasadorë

Shefi i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka publikuar një fotografi nga autobusi bashkë me ambasadorë të tjerë rrugës për të vizituar jugun e Kosovës.

Szunyog ka deklaruar se vizita ka për qëllim të dëshmojë nga afër kontributin e BE-së në zhvillim ekonomik.

“Në rrugë sot. Së bashku me anëtarët e familjes së BE-së, përfshirë ambasadorët, po vizitojmë Kosovën Jugore për të dëshmuar drejtpërdrejt kontributin e BE-së në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai.