Szunyog: Rihapja e Terminalit Doganor në Trepçë – hap i rëndësishëm drejt BE-së
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Tomas Szunyog, ka përshëndetur rihapjen e Terminalit Doganor në Kompleksin e Trepçës, njofton Shqip.com.
Ai thotë se ky është një hap i rëndësishëm i Kosovës drejt rrugës evropiane.
Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku tha se është një shembull i mirë i përparimit që po e arrin Kosova.
“Lajmi se Kryeministri Albin Kurti përuroi terminalin publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po arrin Kosova. Është një rekomandim kryesor i kapitullit të doganave të raportit për Kosovën dhe një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
The news that PM @albinkurti inaugurated the public Trepca inland custom terminal is a good example of the progress Kosovo is achieving. It is a top recommendation of the customs chapter of the Kosovo report, and an important step in Kosovo´s European path.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 3, 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me bashkëpunëtorë, kanë marrë pjesë të martën në ceremoninë e rifunksionalizimit të terminalit doganor në kompleksin e “Trepçës” në Mitrovicë.
Ai tha se rihapja e terminalit është një e arritur e cila ndihmon shtetin e Kosovës, qeverinë, ndërmarrjen “Trepça” dhe doganat e Kosovës dhe në veçanti të bërit biznes. /Shqip.com