Lajme

Szunyog: Reformat në drejtësi duhet bërë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias

Tomas Szunyog, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se çdo reformë në drejtësi duhet bërë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias.

Sipas njoftimit të zyrës së BE-së në Kosovës, Szunyog këtë e tha në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm për Vettingun në sistemin gjyqësor.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar sot me Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm për Vettingun në Sistemin Gjyqësor. Ai përsëriti qëndrimin e fortë të BE-së se çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe standardet evropiane”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Kosovë.

Tutje, thuhet se BE do të vazhdojë angazhimin me institucionet e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi.

/Shqip.com