Lajme

Szunyog: Që nga viti 2007 janë investuar më shumë se 85 milionë euro në Kosovë për arsim nga BE-ja

Tomas Szunyog, shef i zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se që nga viti 2007 janë investuar më shumë se 85 milionë euro nga Bashkimi Evropian për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog tha se në ditën e rinisë dëshiron të theksoj se arsimi është kyç për zhvillim.

“Në Ditën e Rinisë, dua të theksoj se arsimi është kyç për zhvillimin! Kjo është arsyeja pse investimi i mëtejshëm në edukimin e të rinjve në të. Nga viti 2007 deri në vitin 2022, Evropa ka investuar më shumë se 85 milionë EUR në përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë në Kosovë”, shkroi Szunyog.

Ndërsa për programin e Bashkimit Evropain Erasmus+ tha se që nga viti 2014 ka investuar më shumë se 12.5 milionë euro.

“Përveç kësaj, nga viti 2014 deri në vitin 2021, programi Erasmus plus, investoi më shumë se 12.5 milion EUR në edukimin e të rinjve dhe stafit akademik nga Kosova, me 3880 prej tyre që u zhvendosën në Evropë, ndërsa 2074 erdhi për të studiuar dhe punuar në Kosovë”.Top of Form

Tutje, Szunyog ka një mesazh për rininë duke ju thënë se Bashkimi Evropian është këtu për ata./Shqip.com