Lajme

Szunyog: Kosova të jetë pjesë e BE-së sa më shpejtë të jetë e mundur

Tomáš Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog me rastin e shënimit të Ditës së Evropës ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në BE.

Në një deklaratë për SHQIP.com Szunyog tha se shpreson që Kosova të jetë “sa më parë që të jetë e mundur pjesë e BE-së”.

“Natyrisht, Kosova një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe shpresoj që kjo të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur. Patjetër se rruga për në BE është e vështirë dhe shumë kërkuese, por Kosova është në rrugë së bashku me Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, pra mendoj se së bashku duhet të punojmë të implementojmë perspektiven evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh Szunyog për SHQIP.com.

Shtëpia e Evropës në Kosovë, e mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, po e shënojnë me një sërë aktivitetesh 9 Majin – Ditën e Evropës.

Aktivitetet e Javës së Evropës 2022 kanë nisur me ngjyrosjen e njërës prej hyrjeve kryesore të qytetit të Prishtinës – përkatësisht “Te Rrethi”,

Për dhjetë ditë me radhë, Prishtina do të mirëpres artistë të njohur ndërkombëtarë, të cilët së bashku me artistë vendorë, përmes ngjyrës dhe artit në rrugë, do t’i japin jetë qytetit, me mesazh të veçantë për një të ardhme të gjelbër dhe digjitale./Shqip.com