Lajme

Szunyog i kërkon Krasniqit mbështetje për implementimin e marrëveshjes

Pamje nga takimi i zyrtarëve të BE-së në selinë e PDK-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar këtë të martë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se temë diskutimi ka qenë mbështetja e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar shefi i zyrës së BE-së.

/Shqip.com