Lajme

Szunyog i bënë thirrje deputetëve të Kosovës që të miratojnë Kodin Civil

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka njoftuar se kanë përfunduar punën në mbështetjen e hartimit të Kodit Civil.

Szunyog përmes një postimi në Twitter iu bëri thirrje deputetëve të Kosovës që miratojnë këtë Kod, duke thënë se mbron të drejtat e gjithë njerëzve në Kosovë.

“Sot shënojmë përfundimin e mbështetjes së BE-së për zhvillimin e drafit të Kodit Civil. Jam krenar që ne kemi një draft-kod që siguron të drejta për të gjithë njerëzit në Kosovë në përputhje me vlerat e BE-së. I bëj thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin dhe të riafirmojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e tij”, ka shkruar Szunyog./Shqip.com