Lajme

Szunyog: Është zhgënjyese dështimi i seancave plenare për shkak të mungesës së deputetëve

Thomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë
Thomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë

Thomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka kritikuar deputetët e shumicës pasi për herë të dytë radhazi po dështohet seanca për shkak të kuorumit.

Ai ka thënë se është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë që të mbajë seancë për shkak të mungesës së deputetëve.

“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

Tutje, ai ka thënë se, “deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”.

Szunyog ka thënë se mungesat e tilla ndikojnë negativisht edhe në jetët e qytetarëve. Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

/Shqip.com