Lajme

Szunyog: Çështja e personave të pagjetur mbetet një nga temat më të dhimbshme në Kosovë

Szunyog gjatë vizitës në ekspozitë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se çështja e personave të pagjetur në Kosovë vazhdon të jetë “një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës”, transmeton Shqip.com.

Këto deklarata ai i ka bërë pas vizitës në hapjen e ekspozitës “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, për të cilën tha se i ka lënë mbresa të thella.

Ekspozita “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”

“Çështja e personave të pagjetur në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë ish varri sesa mos me ditë’, e cila më la mbresa të thella”, shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, të enjten është hapur ekspozita “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, në kujtim të personave që ende mbeten të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë./SHQIP.com