Lajme

Szijjarto: Trupat tona në Kosovë shërbejnë nën komandën e KFOR-it italian

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se Hungaria është e interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkanin Perëndimor.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se ushtarët hungarezë që shërbejnë në Kosovë, veprojnë nën komandën e KFOR-it italian dhe kështu edhe janë dërguar në Zveçan të hënën.

“Ushtarët hungarezë i kanë kryer detyrat në përputhje me urdhrat e marrë. Shumë prej tyre janë lënduar”, ka shkruar Szijjarto.

Tutje, ai ka njoftuar se Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, i ka vizituar ushtarët e lënduar, ku ndër ta ka pasur edhe me fraktura dhe njëri nga ta është operuar – por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

/Shqip.com