Synimi i Juventusit – quhet Antonio Rudiger

Ofertat në drejtim të tij kanë vërshuar.
Dy arsyet kryesore janë: paraqitjet në fushën e gjelbër dhe fakti që nuk e ka vazhduar kontratën.
Antonio Rudiger – është shndrruar në prioritetin e Juventusit – teksa paraprakisht kërkohej nga Real Madrid dhe Barcelona.
Goal.com shkruan se gjigantët italianë janë të prirur të nënshkruajnë me yllin e bluve dhe po e vëzhgojnë me kujdes situatën e tij.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70644963/1235599408.0.jpg)
29 vjeçari nuk po gjen gjuhën e përbashkët për të vazhduar me kampionët e Evropës – teksa edhe situata e krijuar nga largimi i Roman Abromovich i ka komplikuar gjërat.
Shtatëgjati po kalon në formë jetësore – që kur Thomas Tuchel e mori drejtimin e Chelseat.
Së bashku me Thiago Silvan janë bërë një tandem i pazëvendësueshëm dhe është një nga pikat më të forta të londinezëve.

Këtë sezonë, ai ka zhvilluar 26-të paraqitje në Premierligë dhe shtatë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar tri gola.
29 vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2017, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur për Romën dhe Stuttgartin./Shqip.com