Sport Shqiptar

Sylvinho shkruan shqip në rrjetet sociale: Ky grumbullim na ndihmoi të ushqenin lidhjen tonë

Shqipëria dhuron spektakël në ishull dhe ndjek ëndrrën e Evropianit.

Kuqezinjtë e Sylvinhos shënojnë tri herë në portën e Ishujve Faroe (fiton Shqipëria 3:1) dhe përfitojnë nga humbja e Polonisë, çka ngjit përfaqësuesen në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Meritë për këtë moment të mirë ka padyshim trajneri brazilian, i cili ka futur një frymë pozitive duke bashkuar grupin.

Ndërkohë ditën e sotme, ai ka zgjedhur të bëjë një status dedikuar kombëtares për sa i përket këtij grumbullimi. Interesant është fakti se trajneri i Kombëtares, ka zgjedhur që krah gjuhës portugeze të shkruaj edhe në shqip.

Postimi i Sylvinhos

Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.

Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme.

Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.

Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë.

Ecim përpara. Forca Shqipëri 🇦🇱

/Shqip.com