Sport Shqiptar

Sylvinho me shumë risi në listën me e futbollistëve të Shqipërisë që publikohet të premten

Përballja e parë në kualifikueset e Kampionatit Evropian po afron dhe Sylvinho ka bërë gati listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion kundër Polonisë.

Lista e plotë do të bëhet publike ditën e nesërme, ndërsa deri tani janë konfirmuar ftesat për Taulant Seferin dhe Ernest Muçin.

Ndërkohë, “Supersport“-i ka zbuluar edhe befasitë e reja në lojtarët që do të grumbullohen nga Silvinjo. Anis Mehmeti, i cili po shkëlqen në Angli, do të veshë për të parën herë fanellën kuqezi.

Ftesa ka mbërritur edhe në Korenë e Jugut, atje ku luan Jasir Asani. Ky i fundit ka pritur prej kohësh të bëhej pjesë e Kombëtares dhe koha e tij më në fund ka ardhur.

Në listën e Shqipërisë do të ketë edhe lojtarë nga “Abissnet Superiore”.

Andi Hadroji është një element që i pëlqen së tepërmi trajnerit brazilian, i cili e ka ftuar të jetë pjesë e përgatitjeve për sfidën e rëndësishme kundër Polonisë.

Përzgjedhësi ka menduar edhe për zëvendësuesin e Berat Gjimshitit, duke i dërguar ftesën Jon Mersinajt.

/Shqip.com