Sport Ndërkombëtar

Sylvinho me dy prurje të reja në Kombëtaren shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka detyrë të vështirë në muajin shtator, teksa për kualifikueset e Euro 2024 luan kundër Çekisë në udhëtim dhe Polonisë në Tiranë. Duelet e datës 7 dhe 10 janë vendimtare për kuqezinjtë, që kërkojnë një vend për në finalet e Evropianit të Gjermanisë.

Trajneri Sylvinho e ka gati listën e lojtarëve dhe nesër gjithçka do zbardhet nga braziliani. Mësohet se janë dy emrat e rinj që tekniku ka grumbulluar për duelet e radhës. Arbnor Muja dhe Mirlind Daku kanë marrë ftesë, pasi janë pajisur së fundmi edhe me pasaportën shqiptare.

Muja i Antwerp në Belgjikë dhe Daku i Rubin Kazan në Rusi, më herët kanë qenë pjesë e Kosovës, por pa luajtur me ekipin e parë. Tanimë dyshja ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kuqezinjve, me Sylvinhon që pritet t’i ketë gati për ndeshjet e shtatorit.

/Shqip.com