Sport Shqiptar

Sylvinho: Është shumë e vështirë në fushën e Moldavisë

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.

“Unë mendoj se të dyja skuadrat e nisin ndeshjen për fitore. Nëse dy ekipe barazojnë dhe nëse ajo ndodh ekipet nuk janë të afta të fitojnë, pra barazimi është pasojë e lojës. Nuk menaxhohet ndeshja për një pikë. Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë për fitore. Është një fitore për ne. Karikimi është i duhur, Moldavia ekip i fortë në shtëpi ka fituar me Poloninë dhe ka barazuar me Çekinë. E dimë se kemi një finale dhe një ndeshje të rëndësishme. Lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe janë të ndërgjegjshëm që nuk ka mbaruar asgjë për kualifikimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë në shtëpi me Çekinë”, ka deklaruar trajneri.

Ai ka thënë se ekipi që e drejton është i përgatitur, ani se Moldavia është një ekip i fortë, shumë cilësor me lojtarë të mirë dhe fizikë.

/Shqip.com