Sport Ndërkombëtar

Swiatek e pandalshme, triumfon në Roland Garros

Tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë për femra, ka triumfuar bë grand slam të Roland Garros. Ajo mundi 2-1 në finale rivalen çeke Karolina Muchova (6-2, 5-7, 6-4), në një ndeshje që e dominoi shumicën e kohës dhe nuk e vuri kurrë në diskutim fitoren.

Për Swiatek, ky është triumfi i katërt në karrierë në një grand slam, i treti në Paris (2020, 2022, 2023), duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. Polakja konfirmoi se ndihet më komode kur luan në fushat me dhe, duke humbur vetëm një set në këtë turne, pikërisht këtë në finale.

Epërsia e Swiatek ishte e ndjeshme, duke qenë më shumë dominuese në fushë, ndërkohë që emocionet bënë punën e tyre për Muchovan, që për herë të parë dilte në finalen e një turneu të madh.

Çekja nuk arriti të rivalizojë deri në fund dhe më pas u detyrua të pranojë humbjen.

Ndeshja nis mjaft mirë për Swiatek, që në setin e parë ka epërsi dhe fiton 6-2, por loja bëhet më e fortë në setin e dytë, kur Muchova “zgjohet” e fiton 7-5. Loja ruajti ekuilibrat deri në barazimin 4-4 të setit të tretë, moment kur Swiatek shkëputet e fiton 6-4, duke nisur festën.

Polakja mbron kështu kreun e renditjes botërore dhe me 4 grand slam të fituara në moshën 22-vjeçare tregon se do të dominojë gjatë në këtë sport. Ky turne konfirmoi epërsinë e saj, ndërkohë që pas një muaji do të luhet grand slam i Wimbledonit.

/Shqip.com