Sport Ndërkombëtar

Swiatek beson se ka ende shumë për të treguar edhe pas e fitoi US Open

Numri një i botës në Tenis, Iga Swiatek vazhdoi dominimin për këtë stinor.

Fitorja përballë Ons Jabeur në US Open e sheh atë të ngrit trofeun e dytë të rëndësishëm për këtë vit.

21-vjeçarja fitoi me rezultat 6-2, 76, 7-5 për të siguruar fitoren në fushën e Nwe Yorkut.

Në fillim të këtij viti, ajo bashkoi një seri fitoresh prej 37 ndeshjesh që i mundësoi asaj të fitonte gjashtë tituj radhazi – duke përfshirë French Open në Roland Garros.

Pasi kaloi një rënie që rezultoi në përfundimin e serisë në raundin e katërt të Wimbledon, Swiatek ngadalë ripohoi autoritetin e saj në New York.

Menjëherë pas fitores, Swiatek ka menduar për të ardhmen dhe tani kërkon finalet  e WTA dhe  Australian Open.

“Unë ndoshta do të tregoj veten [në finale] dhe do të ndërtoj më shumë besim për t’u përgatitur vërtet për sezonin e ardhshëm, sepse ndjej se kam shumë për të treguar sezonin e ardhshëm. Për sa i përket pikëve, unë nuk kam pikë [për të mbrojtur] në Australi, në French Open, në Wimbledon, që është një gjë e mirë. Unë patjetër do të shkoj për vendin numër një”.

Swiatek mbetet numri një i botës dhe do ta kishte bërë edhe nëse do të kishte humbur./Shqip.com