Lajme

Sveçla: Zyrtarët policor janë motiv për të gjithë ne

Ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla ka është shprehur se profesionalizmi, puna dhe përkushtimi i të gjithë zyrtarëve policorë është motiv për të gjithë ne.

Këtë deklaratë e beri pas vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere.

“Patëm nderin e veçantë që sot të presim në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere Presidenten e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani – Sadriu. Profesionalizmi, puna dhe përkushtimi i të gjithë zyrtarëve policor por edhe i institucioneve të tjera të sigurisë, janë motiv për të gjithë ne që të punojmë dhe më shumë për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Sveçla. Po ashtu Sveçla dhe Osmani vizituan edhe zyrtarët policor në Jasenovik dhe Pikën Kufitare në Bërnjak, për të shprehur mbështetjen për kryerjen e detyrave të tyre shtetërore

/Shqip.com