Lajme

Sveçla zhvillon takim me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, diskutojnë për pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me një përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë të prirë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Sot prita në takim një delegacion të prirë nga z. David Johnson, Ambasador dhe Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes, z. Jeffrey Hovenier Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Zt. Steven Naplan, zv. Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Z. Kyle Hatcher, Koordinator për Refugjatet në Ambasadën Amerikane në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Në këtë takim është diskutuar për pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në Kosovë

“Në këtë takim diskutuam mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi”, ka shkruar Sveçla

Republika e Kosovës deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si aleatët tanë kryesorë jo vetëm në këtë proces por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tone, ka shtuar më tutje Sveçla./Shqip.com