Lajme

Sveçla viziton Veriun edhe në vikend

Veriu i Kosovës është shndërruar në një prej pjesëve më të preferuara të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Madje kohë më parë ishte përfolur se në kampin policor “Belvedere” në Jug të Mitrovicës ai ka ndërtuar edhe një dhomë speciale për vete.

Se Veriu mbetet rajoni i preferuar, e dëshmon edhe vizita e sotme e tij në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak.

Vizitën e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot ministri i Punëve të Brendshme e ka vizitu ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-së. Asgjë e jashtëzakonshme sepse policia me dhjetëra herë ka qenë aty”, ka thënë Elshani.

/Shqip.com