Lajme

Sveçla: Viti 2023 ishte sfidues për sigurinë e vendit dhe i suksesshëm për policinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se si qeveri, lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo ilegaliteti, që cenon sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, do të vazhdojë të jetë prioritet.

Sveçla ka theksuar se mbështetja ndaj policisë do të vijojë e do të rritet më tutje.

Ai përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, si pasojë e të cilit humbi jetën rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Ishte një vit sfidues për sigurinë e Kosovës, por edhe një vit i suksesshëm për Policinë e Kosovës. Vitin që po lëmë pas u ballafaquam me sulme të njëpasnjëshme të strukturave të Serbisë ndaj zyrtarëve tanë policorë, e me sulm terrorist që mori jetën e rreshterit policor Afrim Bunjakut. Lufta ndaj së keqes duhet të jetë norma e pashkelur e shoqërisë sonë”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla falënderoi edhe gazetarët, të cilët përgjatë vitit 2023 ishin cak i sulmeve në veri.

/Shqip.com