Lajme

Sveçla takon shefin e ri të UNDP-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, të cilin e përgëzoi për detyrën e re.

Në këtë takim, ministri Sveçla theksoi se për Ministrinë e Punëve të Brendshme, UNDP është një partner i rëndësishëm, ndërsa diskutuan për projektet që janë duke u zhvilluar suksesshëm aktualisht.

“Për këtë, ministri Sveçla e falënderoi shefin e UNPD-së për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke e dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për agjencitë e saj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa, shefi i ri në UNDP-së, Nuno Queiros, falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për ta zgjeruar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ai theksoi se UNDP do të vazhdojë ta mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja.

Aktualisht, UNDP dhe SEESAC janë duke e mbështetur fushatën që është duke e zhvilluar Ministria e Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive: “Festo me Zemër, jo me armë”.

/Shqip.com