Sveçla takohet me Komisioneren Evropiane, diskutojnë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministri i Punëe të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Komisioneren Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, ku kanë biseduar për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit të MPB-së, në këtë takim Sveçla ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashët me Bashkimin Evropian në luftimin e trafiqeve të ndryshme.

“Ministri Sveçla gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE-në në luftimin e trafiqeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me migrantë.
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson falënderoi Ministrin Sveçla për takim dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ministrisë.
Po ashtu, në këtë takim është dakorduar që të vazhdohet bashkëpunimi për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me BE-në dhe vendet e tjera, të shënohet progress në rrugën drejt integrimit evropian./SHQIP.com