Lajme

Sveçla: Shkatrrohet një laborator i substancave narkotike në Leposaviç, konfiskohen 250.000 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Policia e Kosovës përmes një aksioni në Leposaviç ka arritur që të shkatrrojë një laborator për përpunimin e substancave narkotike.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike”, ka shkruar Sveçla.

Pamje nga laboratori

Po ashtu është bërë e ditur se janë konfiskuar edhe 250.000 euro.

“Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro”, ka shtuar më tutje Sveçla

Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët ka thënë Sveçla në postimin e tij në Facebook./Shqip.com