Lajme

Sveçla: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj, sulmet të ndalen menjëherë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se agresioni i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, po vazhdon.

Sveçla, ka publikuar një video ku shihen dëmet që janë shkaktuar nga granata e dorës, e cila mbrëmë është hedhur në oborrin e ndërtesës së Komunës së Mitrovicës Veriore.

“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi i mbrëmshëm në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës Veriore është edhe një përpjekje për përshkallëzim e destabilizim”, ka shkruar ai në Twitter.

Tutje, ai tha se “Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj. Sulmet duhet të ndalen menjëherë”.

/Shqip.com