Lajme

Sveçla: Puna jonë vazhdon me intensitetin e njëjtë përkundër sulmeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka komentuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policor në veri të vendit.

Ai ka thënë se sot në orët e hershme të mëngjesit grupe kriminale kanë sulmuar veturat e policisë kufitare.

‘’Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur’’ ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka njoftuar se gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale. 

Ai ka shtuar se ka dal në teren për të vizituar pikat kufitare.

‘’Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikëqyre bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda.’’ ka thënë Sveçla.

Ai ka shtuar se përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njëjtë e me vigjilencë të shtuar./Shqip.com