Lajme

Sveçla: Propaganda nga Serbia është zgjeruar, PK është e gatshme të ofrojë rend dhe siguri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një reagimi në rrjetin social ka bërë të ditur se kohëve të fundit propaganda nga ana e shtetit të Serbisë kohëve të fundit është shtuar.

“Kohëve të fundit është shtuar e zgjeruar në lloje e metoda propaganda dhe dezinformacioni nga përkrahësit dhe të punësuarit e Serbisë. Natyrisht qëllimi i tyre është për t’ju shqetësuar e shtuar pasigurinë tek ju. Për çdo orë po shpërndahen kinse informata duke asociuar ndodhi nga e kaluara e largët dhe e dhimbshme”.

Sipas Sveçlës siguria e të gjithëve, pa asnjë dallim, është mision, detyrë dhe mandat kushtetues e ligjor që do ta zbatohet me përpikmëri e vendosmëri.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes nesh, komunikimi i ndërsjellë dhe fryma e mirëkuptimit lehtësojnë zbatimin e misionit tonë. Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe e gatshme që të ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë Republikës së Kosovës në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë”.

Më tutje Sveçla është shprehur se Ligjshmëria, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë rruga e duhur dhe e vetme në mbrojtjen e frymës dhe vet institucioneve, sundimin e rendit e të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.

‘Ne kemi qenë gjithnjë në rrugën e drejtë si popull e shoqëri. As u kemi shkaktuar të tjerëve padrejtësi as i kemi mbështetur ato kur u kanë ngjarë popujve të tjerë. Njëjtë jemi dhe sot”.

Të gjithë bashkë për vendin tonë, për demokracinë e ligjin tone, ka thënë Sveçla.

/Shqip.com