Sveçla: Prokuroria e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në veri të vendit.
Mirëpo gjatë këtij aksioni në Leposaviç kanë mbetur të lënduar pesë zyrtarë policorë. Ky aksion kishte për qëllim luftimin e kontrabandës në atë pjesë të vendit.
Lidhur më këtë aksion ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
Ai ka thënë se aksionet para se të ndërmerren duhet të mendohen shumë mirë.
“Kur organet e rendit ndërmarrin veprime kundër krimit të organizuar, ky veprim duhet të jetë i menduar mirë dhe i vendosur. Krimi i organizuar zhvillohet kur organet e rendit dhe drejtësisë hezitojnë”, ka thënë Sveçla.
Në rastin e natës së shkuar, pas sulmit të kryer prej kontrabandistëve mbi patrullën e policisë, policët tanë e kryen më së miri operacionin. Të dy kontrabanduesit u ndaluan. Por u desh edhe ndërhyrja e njësisë speciale për kthimin e tyre. 5 nga policët u lënduan dhe dy prej auto veturave të policisë u dëmtuan, ka shtuar më tutje Sveçla.
Sipas Sveçlës, zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen.
“Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë. Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë. Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta”, ka thënë Sveçla.
Kriminelët nuk duhet të mendojnë se mund të sulmojnë policinë e pastaj t’ia hedhin paq. Organet e shtetit, të rendit dhe të drejtësisë kanë vetëm një qëllim: ta kthejnë rendin dhe sigurinë në normalitet, por jo sulmin ndaj policisë sonë e as thyerjen e rregullave e ligjeve, ka shtuar më tutje Sveçla./Shqip.com