Sveçla: Policia parandaloi disa raste të kontrabandës në Veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për aksionet e Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës.
Ai ka thënë se Policia është duke parandaluar kontrabandën.
“Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, @Kosovo_Police ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet në kërkim ndërkombëtar. Angazhimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin tonë, për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
The last two days, in several operations in the north, @Kosovo_Police has prevented smuggling cases & confiscated an internationally wanted vehicle.
Our commitment remains the same: constitutionality & legality all over our country, for a safe environment for all citizens.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 5, 2023
/Shqip.com