Lajme

Sveçla: Gazin në protestën e veteranëve nuk e hodhi policia, e bëri dikush tjetër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për protestën e veteranëve të zhvilluar gjatë ditës së hëne Brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se gazi i hedhur në protestën e veteranëve nuk është hedhur nga ana e Policisë së Kosovës por nga ana e dikujt tjetër.

“Po është hedhur gaz lotsjellës, policia ka deklaruar që ata nuk e kanë hedhur gazin lotsjellës, pra i bjen që dikush tjetër e ka hedhur gaz lotsjellësin” ka thënë Sveçla gjatë një interviste në KTV në emision Sonte me Rronin”.

Sveçla po ashtu ka shtuar se është shumë e rëndësishme motivi i protestës.

“Për mua është e rëndësishme motivi pse dikush ndërmerr një veprim, sa herë VV-ja ka protestuar, ka pasur një motiv shumë të qartë i cili ka qenë publik. Nuk ka asnjë protestë të VV-së, që nuk është shoqëruar me një deklarim politik dhe me një trakt apo me një material ku ka sqaruar qëllimet e protestës, arsyet e protestës. Kjo është e rëndësishme”, tha Sveçla

Veteranët e UÇK-së protestuan për shkak të mos përfshirjes së tyre në Projektligjin për Pagën Minimale./Shqip.com