Lajme

Sveçla: Patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të krijojë ambient të sigurt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se patrullimi i përbashkët i policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, do të shërbejë në parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu, Sveçla tha se kjo do të krijojë një ambient të sigurt.

“Ky patrullim i përbashkët i policive tona i cili ka ardhur si nevojë nga përdorimi i shumtë i akseve tona rrugore nga qytetarët dhe mërgata, do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve, sigurinë rrugore dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka apeluar te qytetarët dhe mërgimtarët të kenë kujdes maksimal në komunikacion.

“Apeloj të gjithë qytetarët tanë, mërgatën tonë që kanë ardhur të takojnë më të dashurit në vendlindjen e tyre, që të kenë kujdes maksimal në komunikacion. Çdo veprim i kujdesshëm shpëton jetë”, ka shkruar ai.

/Shqip.com