Lajme

Sveçla nga vizita në Urën e Ibrit: Situata e qetë, ekzistojnë kushtet për t’u mbajtur zgjedhjet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ka shkuar për vizitë tek Ura e Ibrit, në qytetin e Mitrovicës.

Nga atje, ai ka deklaruar se ka shumë punë në qytet dhe se kjo është arsyeja se pse ka shkuar në vizitë.

Për më tepër, Sveçla ka thënë se situata është e qetë dhe se ekzistojnë kapacitetet për të mbajtur zgjedhjet.

“Policia e Kosovës bën plane të saj dhe në bazë të vlerësimit të saj, ne i shtojmë kapacitetet aq sa ka nevojë”, theksoi Sveçla.

Sveçla poashtu tha se respekton opinionin e ambasadorit amerikan, i cili sot tha se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

“E respektojmë opinionin ambasadorit amerikan, janë institucionet ato që vlerësojnë aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha ai.

Sveçla ka paralajmëruar se për informacione shtesë, sot gjatë pasditës do të organizohet konferencë për media.

/Shqip.com