Lajme

Sveçla: Ndihem i lumtur që përmbyllëm një vit me shumë suksese

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ndërrimin e moteve e pritën bashkë me Policinë e Kosovës.

Sveçla dhe Aliu vizituan pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, stacionet në Jasenovik dhe Kushtovë si dhe Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë në Jarinje.

Me këtë rast i pari i MPB-së u shpreh i lumturi se e ka përmbyllur një vit me plot suksese.

“Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë”, tha Sveçla.

/Shqip.com