Lajme

Sveçla merr pjesë në Ministerialin e Katërt të Procesit të Pragës, flet për luftimin e kontrabandës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në punimet dy ditore të Ministerialit të Katërt të Procesit të Pragës “Partneriteti i Migracionit – Rruga përpara në kohë sfidash të reja”, i cili po mbahet në Pragë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Sveçla ka folur për luftimin e kontrabandës nga ana e Institucioneve të Kosovës.

“Me këtë rast, ministri Sveçla  para të pranishmëve ka prezantuar rezultatet që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën e menaxhimit dhe luftimit të migracionit të paligjshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare, si në fushën e zhvillimit të politikave, po ashtu dhe në luftimin e kontrabandës me migrant, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka arrestuar 50 persona dhe ka identifikuar 288 viktima” thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Po ashtu ministri Sveçla ka vënë në dukje angazhimet që janë duke u bërë  në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit.

Në fund ministri Sveçla ka  kërkuar që për kontroll të efektshëm të kufirit, sidomos të vijës kufitare të gjelbër, nevoja për mbështetje me pajisje moderne, si dhe mbështetje në zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të tilla si FROTNEX, EUROPOL, INTERPOL është më se e nevojshme.

/Shqip.com