Lajme

Sveçla: Lufta në Ukrainë pengoi furnizimin me materiale për dokumente personale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Mungesa e furnizimit me materiale për dokumente personale, ka përplasur Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Sveçla është shprehur se lufta në Ukrainë pengoi furnizimin me materiale për dokumente personale.

Ai ka thënë se në fund të këtij muaji do të furnizohen me material për letërnjoftim dhe patentë shofer, ndërsa për pasaportë pas dy muajve.

“Në fund të këtij muaji do të furnizohemi me materiale për patentë shofer dhe letërnjoftim, ndërsa pas dy muajsh edhe për pasaporta”, është shprehur Sveçla.

Më tutje Sveçla ka thënë se aktualisht vetëm rastet urgjente po furnizohen me dokumente personale, por ka thënë se janë duke punuar në sigurim të dokumenteve.

Përgjigja e Sveçlës lidhur me furnizimin e materialeve për dokumente personale erdhi pas pytjeve të deputetëve të PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe Ilmi Reçica.

/Shqip.com