Lajme

Sveçla jep detaje nga konfiskimi i armatimit në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se të premten është shmangur një sulm terrorist.

“Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenjë dalluese të njësive ruse, radio lidhje, të cilat më herët janë gjetur në zyrën e tij Aleksandër Filipovic”, tha ai.

Tutje ai shtoi se këto pajisje janë të  formacionit kriminal “Mbrojtja civile”, që shërbejnë për shkaktimin e sulmeve terroriste.

Këto mjete kishin për qëllim shkaktimin e sulmeve në Kosovë”, tha ai.

Ministri shtoi tutje se “ky rast konfirmon se nga territori i Serbisë janë futur edhe vetura tjera me armatim.

“Vetura e konfiskuar është me targa të Beogradit, është pronë e një ndërmarrje shtetërore të Serbisë. Kjo është e qartë se kush qëndron prapa sulmeve”.

/Shqip.com