Lajme

Sveçla fton qytetarët që për çdo kërkesë të kontaktojnë ekipet emergjente

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj dhe Hoxhiq, për humbjen e dy viktimave nga vërshimet në Pejë.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook tha “jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë”.

“Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situates”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka ftuar qytetarët që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193.

/Shqip.com