Lajme

Sveçla: Do të inspektohen zyrtarët që merren me dhunën në familje

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se inspektorati i Policisë së Kosovës do të inspektojë zyrtarët që merren me dhunën në familje, njofton Shqip.com.

Kështu u shpreh ai në një konferencë të përbashkët me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mbajtur për rastin e vrasjes së 18-vjeçares M.O., në Ferizaj dy ditë më parë.

Ai njoftoi se pas varrimit të së ndjerës, ka kërkuar detaje për veprat penale të të dyshuarve, teksa po presin dënimin e merituar për të dyshuarit që kanë kryer aktin.

“Sapo jam njoftuar për ngjarjen kam kërkuar hetim të thellë lidhur me rastin. Para varrimit të Marigonës kam kërkuar detaje për secilën vepër penale të të dyshuarve. Për rastin në fjalë jemi në pritje të caktimit të dënimit të merituar. Është fakt që personat e tillë kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, janë krijuar banda e klane që nuk iu ka interesuar jeta e qytetarëve. Kjo ka ndodhur në 20 vjetet e fundit por nuk do të ndodhë më. Nuk do të ketë më ndërhyrje nga lartë në drejtësi por këmbëngulje në kërkim të saj. marrë shkas nga rasti i fundit kam kërkuar krijimin e grupit për hetimin e të kaluarës se kriminelëve të përfshirë në rast, si dhe nga Inspektorati i PK të fillojë inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët e Policisë në Kosovë”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë zyrtarët do të ndëshkohen nëse mungon puna e tyre kur thirrjet adresohen. /Shqip.com