Lajme

Sveçla: Armatimi i konfiskuar në Veri, sinjal për nivelin e përgatitjeve të sulmeve nga Serbia

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.

Ai, me anë të një postimi në platformën “X”, ka shpërndarë disa fotografi nga mjetet që ishin konfiskuar gjatë operacioneve të policisë në veri.

“Minierat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. A nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka thënë Sveçla.

/Shqip.com