Lajme

Suspendohet një zyrtar policor, dyshohet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga detyra të një zyrtari policor në rajonin e Prizrenit.

Deri te suspendimi i zyrtarit policor erdhi si pasojë e kryerjes së veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në janar të vitit 2021 ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren”, thuhet në njoftim

Rasti ka ndodhur me datën 17 janar të vitit 2021.

“Duke ju referuar video pamjeve të cilat janë publikuar në shumë medie , duke ju referuar një rasti që ka ndodhur në Prizren më 17.01.2021”, thuhet fillimisht në njoftimin e IPK-së

Lidhur me këtë IPK-ja ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor të dyshuar në këtë rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe në interes të hetimit është dhënë rekomandimi për suspendim  nga detyra, thuhet më tutje në njoftimin e IPK-së./Shqip.com