Lajme

Suspendohet një polic në lidhje me rastin e arratisjes së të dyshuarit në Suharekë

Ilustrim

Një person i cili kishte urdhërarrest nga gjykata ka ikur nga stacioni ku po qëndronte në Suharekë.

Në lidhje me rastin, një zyrtarë policor është suspenduar për 72 orë.

“Me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e  kanë ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës. Pas konsultimin me gjyqtarin kompetente , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur  i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai  në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”.

Policia janë vënë në kërkim të tij. Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë.

/Shqip.com