Lajme

Suspendohet një polic, dyshohet se me djalin e tij rrahën një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik

Policia e Kosovës

Një polic në Stacionin Policor në Kaçanik, Rr.M., është suspenduar të mërkurën pasi që dyshohet se bashkë me djalin e tij kanë rrahur një të mitur me aftësi të kufizuara në këtë qytet, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas njoftimit, zyrtari policor është suspenduar përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK.

“Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portalin Indeksonline të titulluar ”Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik”, njofton opinionin e gjerë se ndaj të njëjtit zyrtar (Rr. M.), stacioni policor në Kaqanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftimin e PK-së.