Lajme

Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim dhunuesin e 15 vjeçares

Florije Zatriqi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren, Florije Zatriqi.

Kjo për shkak se ajo kishte dënuar me tetë muaj e tetë ditë një person i cili akuzohej për dhunim të një vajze të mitur.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim

Çfarë kishte ndodhur?

Ilustrim

Në janar të vitit 2012 një 15 vjeçare ishte dhunuar atë botë nga një person që atëherë ishte 21 vjeçar.

Në aktakuzën e ngritur thuhet se “ai e kishte dhunuar viktimën gjatë gjithë natës”.

Madje, kishte ftuar edhe një të mitur për ta kryer këtë vepër.

Lexo edhe:
Presidentja e Kosovës arrin në SHBA

Por, dënimi për dhunuesin ishte veç tetë muaj e tetë ditë.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në opinionin publik.

Mbi këtë – sot edhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares në fjalë. /Shqip.com