Lajme

Surroi: Kurti e Rama nuk do ta përmendnin referendumin për bashkim nëse nuk do ishin pyetur

Publicisti, Veton Surroi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama – nuk do ta përmendin referendumin për Bashkim Kombëtar nëse nuk do të pyeteshin.

Këtë e mendon publicisti, Veton Surroi, gjatë një interviste në “Rubikon”, të martën.

“Po të ishte prioritet, qeveritë do të ishin ulur dhe do thoshin se brenda kësaj periudhe do ta organizojmë referendum dhe brenda kësaj kohe Kosova duhet ta kalojë Ligjin për Referendumin dhe duhet ta ndryshojë Kushtetutën” ka thënë Surroi.

“Referendumi duhet të jap përgjigje për një pyetje dhe ajo pyetje duhet të ndërtohet mbi një strukturë të një projekti juridik kushtetues dhe ai projekt kushtetues duhet të jetë produkt i një konsultimi të qytetarëve, partive politike”, ka thënë Surroi.

Po ashtu, theksoi se “Qeveria Kurtin nuk po prodhon skandale”.

Ndërsa, për marrëveshjen e Kosovës me Serbiën për targat – Surroi deklaroi se “është trashëgimi nga procesi i kaluar negociator”.

Çka tha Kurti për Referendimin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Albin Kurti – kryeministër i Kosovës, ka thënë se nëse do të prezantohej ndonjë referendum në formë demokratike për bashkim me Shqipërinë atëherë do ta votonte atë.

Këtë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e tha për “Monocole”, të shtunën e 20 nëntorit

Ka theksuar se është votuar nga qytetarët për të hapur vende të reja pune e ta luftojë korrupsion.

Këto thotë janë prioritetet e qeverisjes së tij gjatë këtij mandati, pa përjashtuar bashkimin me Shqipërinë, por më vonë – jo tash menjëherë.

“Por në të ardhmen nuk do ta përjashtoja, sidoqoftë për stabilitet në rajon më e mira do të ishte nëse gjashtë vendet e Ballkanit të hynin në BE”, ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu tha se më 17 shkurt 2008, Kosova nuk e shpalli shtetin kundër Shqipërisë, por ndaj Serbisë.

Duke përmendur atë që Kosova dhe Shqipëria i përkasin një kombi.

“Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”. /Shqip.com