Lajme

Supremja kthen në rigjykim rastin e Todosijeviqit për masakrën e Reçakut

Ish-Ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosjeviq

Gjykata Supreme ka kthyer në rigjykim rastin e ish-ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq.

Sipas njoftimit, Supremja ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të avokatit të Todosjieviq.

“Gjykata Supreme ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme

Todosijeviq ishte dënuar me dy vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos-durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, e kishte quajtur “trillim”, masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak./Shqip.com