Lajme

Supremja konstaton shkeljen në favor të Kujtim Gashit, i liruar nga akuzat për korrupsion

Kujtim Gashi

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjykatës së Apelit në rastin e ish-kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren, Kujtim Gashi.

Supremja e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Gjykata Supreme

Në njoftim thuhet se “i akuzuari në kohën kritike, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke e keqpërdorur pasurinë publike, me qëllim të përfitimit të dobisë për personat juridik “TV Besa” dhe “TV Opinion”.

“Nga këto arsye Gjykata Supreme, ka konstatuar se aktgjykimet e kundërshtuara janë marrë me shkelje të ligjit penal ndaj të pandehurit, shkelje kjo nga neni 385.pika 4.të KPPK sepse me aplikimin e drejtë të ligjit penal, veprimet e tij duhej të konsideroheshin si vepër penale dhe kjo shkelje, në bazë të nenit 438 par.2 të KPPK, vetëm u konstatua, pa ndikuar në vendimin e formës së prerë”, thuhet në njoftim./Shqip.com