Rozë Ndërkombëtar

Supermodelja Emily Ratajkowski konfirmon se është biseksuale

Emily Ratajkowski

Pak javë më parë, Emily Ratajkowski ishte në kopertinën e të gjitha tabloideve kur u zbulua se ajo dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard , kishin vendosur të divorcoheshin për shkak të pabesive të shumta të aktorit.

Por, vetëm pak ditë më parë, u përfol se Ratajkowski mund të ketë lëvizur shpejt dhe mund të jetë në lidhje me superyllin e Hollivudit, Brad Pitt, raporton Marca.

Megjithatë, modelja ka habitur botën me postimin e saj më të fundit në TikTok , në të cilin tregon se është biseksuale.

Ratajkowski ndau në TikTok së fundmi përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”

Ratajkoëski u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj.

Videoja u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu, me sa duket, konfirmoi orientimin e saj seksual. Videoja e Ratajkowski-t vjen mes lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar./SHQIP.com

/Shqip.com