Sport Shqiptar

Superliga vazhdon sot me dy super ndeshje  

Java e 32-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje që pritet të jenë shumë interesante.

Dy skuadrat luftojnë për titullin e kampionit do të përballen me dy të tjerat që duan me çdo kusht Evropën.

Kampionit aktual, Ballkani takohet me skuadrën më të trofeshme në Kosovë, Prishtinën, takim i cili do të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Kampioni në fuqi e do fitoren me çdo kusht pasi synon të rrëmbejë pozitën e parë dhe mos ta lëshojnë deri në fund për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa Prishtina do rezultat pozitiv për të mos e lëshuar pozitën e katërt që i dërgon në garat evropiane.

Në ndeshjen tjetër, lideri aktual i këtij sezoni, Drita luan ndaj skuadrës së papërshtatshme Llapit, në takimin që do  të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjilanasit duan fitore për të mos e lëshuar pozitën e parë kur do të mbesin edhe katër xhiro deri në fund, ndërsa Llapi synon ta shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë një fitore e cila do t’i ngritë në pozitën e katërt, e cila mund ta dërgojë në Evropë.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

/Shqip.com