Sport Shqiptar

Superliga vazhdon në fundjavë – ndeshje të lehta “në letër”

Superliga e Kosovës në basketboll - konkurenca e femrave

Superliga e Kosovës, do vazhdojë këtë fundjavë me ndeshjet e gjiros së gjashtë.

Prishtina do luajë në udhëtim te Kastrioti, Penza do e presë Trepçën, ndërsa Bashkimi do luajë kundër Vëllazinimit, shkruan Shqip.com.

Skuandra nga kryeqyteti është favorite në letër ndaj Kastriotit. Prishtinase po kalojnë në formë të mirë së fundmi.

Ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit dhe është skuadra e vetmë në Superligë pa fitore.

Në Pejë, kampionet e Kosovës do e presin Trepçën, e cila po “lufton” për mbijetesë.

Aktualisht, skuadra pejane gjendet në pozitën e dytë, me nëntë pikë, kurse mitrovicaset janë në vendin e parafundit me katër pikë më pak.

Takim derbi pritet të zhvillohet në Prizren, ku Bashkimi dhe Vëllaznimi do hynë në parket për qëllim të njëjtë: fitoren.

Gjakovaret janë në vendin e tretë, me shtatë pikë, por kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar se prizrenaset.

Nëse, Bashkimi fiton, atëherë do ngritet në vendin e tretë./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti
Credits:Kosovo Basketball Federation