Sport Shqiptar

Superliga rikthehet në fundjavë – me katër takime

KB Prishtina

Superliga e Kosovës në basketboll – rikthehet në fund të javës me disa ndeshje mjaftë interesante.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të premten në Gjilan – ndërmjet Dritës dhe Prizrenit.

Mysafirët janë favorit absolut në letër, pasi kanë 14-të fitore dhe dhjetë humbje.

Kurse, vendasit janë mposhtur 24 herë – në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë sezon.

Teksa, një takim derbi pritet të zhvillohet – të shtunën në kryeqytet, kur Prishtina do përballet me Golden Eagle Yllin.

May be an image of 1 person and playing a sport
Peja-Prishtina, foto nga e kaluara

Prishtinasit kanë arkëtuar 12-të fitore – krahas 12-të humbje.

Ndërsa, Ylli po zhvillon sezon më të mirë sepse ka 18 fitore e gjashtë humbjee.

Të gjitha takimet që do të zhvillohen në këtë javë në Superligën e Kosovës në baketboll dhe orari i tyre.

E premte
19:00 Drita – Prizreni 16
E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Peja – Trepça
19:00 Bashkimi – Rahoveci

Tabela e Superligës